Foto: Në Tiranë, protestuesit dhe policia lënë gurët e gazin për një bisedë

Në Tiranë, protestuesit dhe policia lënë gurët e gazin për një bisedë

Në Tiranë, protestuesit dhe policia kanë lënë për një moment gurët dhe gazin, duke u afruar për të zhvilluar një komunikim ballë për ballë.

Gjatë këtij momenti, një nga drejtuesit e forcave të rendit është parë duke biseduar me disa të rinj me maska. Ata kanë kërkuar të lejohen të protestojnë dhe të mos dhunohen nga forcat e rendit.

Ky komunikim ka shënuar një ndalim të përkohshëm të përplasjes mes dy palëve, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.