Foto: Mijëra pushues bllokohen në Ranën e Hedhun, kolona kilometrike në aksin Lezhë-Milot

Mijëra pushues bllokohen në Ranën e Hedhun, kolona kilometrike në aksin Lezhë-Milot

Trafik i rënduar ka bllokuar mijëra pushues në zonën e Ranës së Hedhun, duke shkaktuar kolona të gjata në aksin Lezhë-Milot. Shumë qytetarë dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh, me vonesa të konsiderueshme në lëvizje.

Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, çka ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim; disa familje raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë dhe në automjetet e mbetura në trafik ndodheshin edhe fëmijë të vegjël.

Sipas njoftimit paraprak, kolonat e trafikut shtrihen për kilometra nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë-Milot, ndërsa situata vazhdon të jetë e rënduar për pushuesit dhe udhëtarët.