Tragjedi në Prizren: 81-vjeçari dyshohet se vrau gruan 80-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit, në Prizren, ku një 81-vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij 80-vjeçare në shtëpinë e tyre.
Raportohet se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj viktimës. Sipas deklarimeve të policisë për Klan Kosovën, në momentin e ngjarjes çifti ishte vetëm në shtëpi.
Policia ka deklaruar gjithashtu se lëndimet e evidentuara në trupin e gruas dyshohet se janë shkaktuar nga forca fizike, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër. Çifti kishte kaluar së bashku 60 vite martesë.