Tragjedi në Ranillug: 53-vjeçarja gjendet pa shenja jete, prokurori në vendngjarje
Një grua 53-vjeçare u gjet pa shenja jete në Korminjan të Poshtëm të Ranillugut; në vendngjarje kanë dalë prokurori dhe hetuesit për të nisur veprimet e para hetimore.
Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 17:20, kur Policia u njoftua se një grua dyshohej se i kishte dhënë fund jetës. Njësitet policore janë nisur menjëherë drejt lokacionit.
Me mbërritjen në vend, zyrtarët kanë gjetur gruan pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Rreth orës 17:30 ka mbërritur ekipi mjekësor, i cili konstatoi vdekjen e saj.
Zona u sigurua dhe u kërkua ndihma e Njësisë Rajonale të Hetimeve; Prokurori i Shtetit ka dalë personalisht në vend dhe po drejton procedurat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.