Foto: Tre vjet pas Banjskës, Ambasada britanike kërkon drejtësi për autorët

Tre vjet pas Banjskës, Ambasada britanike kërkon drejtësi për autorët

Tre vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, Ambasada britanike në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë, pa vonesa të mëtejshme.

Ambasada rikujtoi se personat përgjegjës për sulmin, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. Thirrja vjen në përvjetorin e sulmit të kryer nga një grup i armatosur nga Serbia.

Në një postim në Facebook, Ambasada britanike kujtoi edhe pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit. Ajo nderoi guximin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në reagimin ndaj sulmit.