Tentativë për vrasje në Obiliq, i dyshuari mbetet në kërkim
Një tentativë për vrasje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Obiliq, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, me urdhër dhe në konsultim me prokurorin.
I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.