Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies
Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka hapur sot dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij. Bunjaku ra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen për ta përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën gjatë sulmit në veri të vendit.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, ndërsa ishte në detyrë gjatë sulmit në veri. Përvjetori i rënies së tij po shënohet me pritjen e organizuar nga familja.