Trump paralajmëron Kubën pas Iranit: “Do të merremi edhe me ju”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se pas përfundimit të angazhimit ndaj Iranit, administrata e tij do të merret edhe me Kubën. Deklarata e tij e vendos këtë shtet si një objektiv të mundshëm të radhës për politikën amerikane.
Trump ka lënë të kuptohet se synimi është rrëzimi i regjimit komunist në Kubë. Duke iu drejtuar amerikanëve, ai ka përmendur fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrjen në Venezuelë, përpara se ta paralajmëronte Kubën.
Sipas deklaratës së Trumpit, fillimisht duhet të përfundojë angazhimi ndaj Iranit, ndërsa më pas administrata e tij do të merret me Kubën. Ai e ka paraqitur këtë si hapin pasues, duke e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet ndaj Iranit dhe Venezuelës.