Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor “Axina Mountain” në Iran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran. Objekti njihet me emrin e koduar “Axina Mountain”.
Deklarata u bë gjatë një prononcimi për gazetarët, në një kohë kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të mbeten të larta. Trumpi e ka lënë të hapur mundësinë që goditja të ndodhë në një afat të afërt.
“Axina Mountain” përshkruhet si një strukturë e fortifikuar bërthamore iraniane, pranë kompleksit bërthamor të Natanzit. Objekti përfshin komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë dhe konsiderohet ndër pikat më të mbrojtura të infrastrukturës bërthamore iraniane.