Trumpi bllokon disa sanksione ndaj Rusisë, demokratët e akuzojnë për dorëzim
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bllokuar zbatimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë, duke shkaktuar akuza nga demokratët se bëhet fjalë për një “dorëzim” para presidentit rus, Vladimir Putin.
Masat ishin miratuar së fundmi nga Kongresi amerikan me synimin për të ndëshkuar Moskën për luftën kundër Ukrainës. Megjithatë, Trump përdori autoritetin e tij presidencial për të ndaluar zbatimin e një pjese të tyre.
Në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar të premten në mbrëmje, Trump deklaroi se është në “interesin kombëtar” të Shteteve të Bashkuara që disa prej sanksioneve të mos zbatohen.