Uashingtoni ndryshon qasjen ndaj Ballkanit, kërkon më shumë përgjegjësi nga rajoni
Uashingtoni po sinjalizon një ndryshim të qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që vendet e rajonit të marrin më shumë përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Kjo qasje është paraqitur në një dëshmi të shkruar të Departamentit Amerikan të Shtetit para Nënkomitetit për Evropën në Kongresin amerikan. Në të thuhet se SHBA-ja nuk synon të mbajë më të njëjtën qasje ndaj rajonit.
Mesazhi kryesor i paraqitur në dëshmi është se Uashingtoni nuk do të ofrojë më “mjete të pakufizuara për qëllime të papërcaktuara”. Kërkesa drejtuar vendeve të Ballkanit është që ato të marrin rol më të madh në trajtimin e sfidave të tyre.