Vali Corleone përballet me akuzat për narkotikë në gjykatën e Prishtinës
Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Vali Corleones, i cili akuzohet për shitje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Vali Corleone është paraqitur sot në bankën e të akuzuarit për t’u përballur me pretendimet e Prokurorisë. Pranë tij në gjykatore po qëndron edhe Anita Corleone.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor pritet të paraqiten pretendimet e palëve dhe të administrohen provat lidhur me akuzën. Vali Corleone konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.