Valmir Hajrullahu sërish para gjykatës, dyshohet se fermerëve iu morën 600 mijë euro
Valmir Hajrullahu është paraqitur sërish para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në një proces ku dyshohet se fermerëve iu morën rreth 600 mijë euro përmes një skeme të lidhur me subvencione dhe grante.
Seanca po zhvillohet në Departamentin e Krimeve të Rënda, ndërsa trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Agim Kuqi. Procesi penal ndaj Hajrullahut po vazhdon për mashtrimin e pretenduar të fermerëve.
Bashkë me Hajrullahun, në këtë çështje penale akuzohen edhe Freskim Buqaj dhe Saranda Dobruna. Të tre janë pjesë e procesit gjyqësor që lidhet me pretendimet për përfitimin e parave të fermerëve përmes subvencioneve dhe granteve.