Vdes në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës country, Dolly Parton
Dolly Parton, një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës country, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Nipi i saj, Bryan Seaver, e bëri të ditur lajmin më 25 gusht. Ai tha se Parton kishte kërkuar prej vitesh që njoftimin për vdekjen e saj ta bënte ai.
Parton la pas një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada. Ajo ishte këngëtare, autore këngësh dhe aktore, ndërsa në repertorin e saj përfshihen hite si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.
Përveç muzikës, ajo u angazhua edhe si biznesmene dhe filantrope, duke mbështetur projekte për fëmijët dhe arsimin. Parton u shndërrua në një prej figurave më ikonike të industrisë së argëtimit, me ndikim në muzikë, televizion dhe film.