Vesa Smolica mbështet Klaudia Hilën: “Nuk i kam harruar të mirat”
Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi, duke i dalë në mbështetje Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila.
Smolica i ka kushtuar një shkrim Klaudia Hilës, në të cilin ka thënë: “Nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”. Reagimi i saj lidhet me një përvojë personale me familjen Hila.
Sipas rrëfimit të këngëtares, kur ishte 14 vjeçe, ajo kishte qëndruar për katër muaj në shtëpinë e familjes Hila, gjatë kohës kur ishte pjesë e spektaklit “Këngët e Shekullit”.