Foto: Vetëm një muaj pas propozimit, Laurent Krasniqi humbi jetën tragjikisht

Vetëm një muaj pas propozimit, Laurent Krasniqi humbi jetën tragjikisht

Laurent Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, por vetëm një muaj më vonë humbi jetën tragjikisht.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai shihej duke i propozuar të dashurës së tij gjatë një fluturimi mbi Nju Jork. Në pamje, Krasniqi i zgjaste unazën partneres, ndërsa në sfond dukej panorama e qytetit.

Propozimi ishte pritur me urime nga ndjekësit e çiftit. Pas lajmit për vdekjen e tij, momenti romantik po rikthehet me një kuptim të dhimbshëm.