Foto: Videoja e vjetër rikthen hetimet për të shtënat me AK-47 në Klinë

Videoja e vjetër rikthen hetimet për të shtënat me AK-47 në Klinë

Një video-incizim rreth dy vjet i vjetër ka rikthyer në vëmendje një rast të përdorimit të armës në fshatin Sferkë të Klinës, duke çuar në hapjen e hetimeve për dy vepra penale.

Në incizimin e siguruar shihet një person duke shtënë disa herë në ajër me një pushkë automatike të tipit AK-47. Pamjet kanë bërë që rasti të trajtohet sërish nga hetuesit.

Brenda këtij rasti, një 50-vjeçar nga Klina ka pranuar se ka shtënë me armë automatike në ajër. Ai ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur më herët dhe se armën nuk e kishte më në posedim.