Vlora Çitaku kërkon nga Haga publikimin e plotë të aktgjykimit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që Haga ta publikojë të plotë dhe pa asnjë redaktim aktgjykimin përmes të cilit janë dënuar Hashim Thaçi dhe të tjerët.
Çitaku ka thënë se nuk mund të dënohen çlirimtarët e një populli dhe më pas të mos publikohet aktgjykimi i plotë mbi të cilin është marrë vendimi.
Ajo ka kërkuar që publiku ta shohë se mbi cilat fakte dhe dëshmi është ndërtuar vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Kërkesa e saj lidhet drejtpërdrejt me transparencën e plotë të aktgjykimit.