Vuçiq i shkruan Ruttes: të lutem, mos e lejo hapjen e urës së Ibrit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i dërgojë një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke i kërkuar që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet për qarkullim.
Vuçiq i është drejtuar drejtpërdrejt Rutte-s: “Të lutem, mos e lejo hapjen e urës së Ibrit”, duke thënë se shpreson që kërkesa e tij do të merret parasysh.
Ai akuzoi gjithashtu komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, për përfshirje në këtë plan, sipas deklaratave që bëri gjatë fjalimit të tij në Beograd.
Vuçiq e përshkroi zhvillimin si “turp të madh dhe zhgënjim” dhe tha se Serbia do të shikojë se si mund t’i ndihmojë, siç e quajti, “popullit të vet”.