Foto: Vushtrriasi i kërkuar për vrasjen e 15-vjeçarit dorëzohet në Gjermani

Vushtrriasi i kërkuar për vrasjen e 15-vjeçarit dorëzohet në Gjermani

Dy të rinj të shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane janë dorëzuar në polici, pas dyshimeve se janë përfshirë në përleshjen ku humbi jetën një 15-vjeçar në Marsberg.

Në mesin e tyre është edhe 23-vjeçari nga Vushtrria, Albin Bejtullahu. Ai është paraqitur vetë para autoriteteve gjermane së bashku me bashkëpunëtorin e tij të dyshuar.

Sipas njoftimit, dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim pas rastit të rëndë në Marsberg. Dorëzimi i tyre ndodhi pas kërkimeve të zhvilluara nga policia gjermane.