VV dorëzon materiale të reja në Prokurorinë Speciale për legalizimet në Prishtinë
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale materiale të reja që, sipas tyre, lidhen me aferën e legalizimeve ku përfshihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas VV-së, materialet janë pranuar nga një sinjalizues dhe përmbajnë emra, lëndë, kompani dhe objekte konkrete. Asamblistët kanë kërkuar që këto të dhëna të verifikohen dhe të hetohen nga institucionet kompetente.
VV-ja e ka paraqitur rastin si “skandalin e legalizimeve” në Komunën e Prishtinës, duke pretenduar se në materialet e dorëzuara përmenden edhe ndërhyrje direkte në dosje nga Përparim Rama. Këto pretendime janë paraqitur nga Vetëvendosje në kuadër të kërkesës për verifikim dhe hetim institucional.