Foto: VV dhe LDK dakordohen për Anton Qunin si kandidat për President

VV dhe LDK dakordohen për Anton Qunin si kandidat për President

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar për propozimin e deputetit të LDK-së, Anton Quni, për President të Republikës së Kosovës.

Kandidatura e Qunit lidhet me skenarin në të cilin nuk votohet Bekim Sejdiu. Megjithatë, marrëveshja mes dy subjekteve politike aktualisht mbetet e pazbatueshme, pasi nuk ka vota të mjaftueshme.

Kështu, dakordimi VV-LDK për emrin e Qunit nuk përkthehet ende në zgjedhjen e Presidentit. Votat në Kuvend mbeten pengesa kryesore për zbatimin e marrëveshjes.