Williamson pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Nuk pres hetime të tjera
Clint Williamson, ish-prokurori amerikan që hetoi pretendimet e Dick Martyt, ka thënë se do të befasohej nëse Gjykata Speciale do të vazhdonte me hetime të tjera pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Williamson ka deklaruar se, sipas vlerësimit të tij, puna kryesore e Gjykatës Speciale do të përfundojë me aktgjykimin. Ai ka shtuar se do të ishte i befasuar edhe nëse mandati i gjykatës do të zgjatej për shqyrtimin e rasteve të tjera.
Ish-prokurori amerikan ka bërë të ditur se mund të ekzistojnë ende disa çështje dytësore që lidhen me frikësimin e dëshmitarëve dhe tema të ngjashme, të cilat po trajtohen nga gjykata.