Foto: Xhuli përgatit çantën e maternitetit dhe kërkon këshilla nga gratë

Xhuli përgatit çantën e maternitetit dhe kërkon këshilla nga gratë

Juliana Nura, e njohur si Xhuli, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të bëhet nënë e dy binjakëve. Në këtë periudhë, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment nga përgatitjet për ardhjen në jetë të foshnjave.

Finalistja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar në Instagram një video ku tregon se tashmë e ka bërë gati çantën e maternitetit. Në video, Xhuli paraqet një nga një gjërat që ka vendosur në çantë.

Ajo njëkohësisht u ka kërkuar këshilla grave që kanë kaluar më parë nëpër përvojën e lindjes. Xhuli i ka pyetur ndjekëset nëse ka ndonjë gjë tjetër që mund t’i nevojitet gjatë qëndrimit në maternitet, përveç sendeve që tashmë i ka përgatitur.

Juliana Nura është në pritje të dy binjakëve, një vajze dhe një djali.