Yair Netanyahu kthehet urgjentisht në Izrael pas kërcënimit serioz ndaj jetës
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer urgjentisht në Izrael nga Florida, pasi autoritetet identifikuan një kërcënim serioz ndaj jetës së tij. Zhvillimi ka çuar në largimin e menjëhershëm të tij nga Shtetet e Bashkuara.
Shërbimi izraelit i inteligjencës së brendshme, Shin Bet, konfirmoi se vendimi u mor pas një vlerësimi të situatës. Yair Netanyahu u largua nga SHBA-ja së bashku me ekipin e tij të sigurisë dhe u kthye në Izrael.
Shin Bet nuk ka bërë të ditur se kush qëndron pas kërcënimit apo çfarë natyre kishte ai. Për momentin, këto janë detajet e konfirmuara për rrezikun që çoi në kthimin urgjent të djalit të kryeministrit izraelit.