Foto: Yll Limani me emblemën e UÇK-së në skenën e Shtutgartit

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në skenën e Shtutgartit

Yll Limani ka përcjellë një mesazh emocional gjatë koncertit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku u shfaq në skenë me emblemën e UÇK-së në këmishë.

Performanca u zhvillua në kuadër të turneut të tij “TSN”, para qindra të pranishmëve. Përveç muzikës, vëmendje të veçantë tërhoqi edhe paraqitja simbolike e këngëtarit.

Para publikut, Limani tha se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar në këtë periudhë, duke përcjellë mesazhin se “zemra e Kosovës është në Hagë” dhe se ish-krerët e UÇK-së duhet të kthehen.

Momentin ai ua dedikoi ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërsa performanca ngjalli emocione edhe te Endriti, djali i ish-presidentit, i cili e cilësoi UÇK-në si “simbolin që na bashkon”.