Foto: Zelensky thotë se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rudik kundërshton

Zelensky thotë se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rudik kundërshton

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në Serbi se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, një qëndrim të cilin deputetja ukrainase Kira Rudik e ka kundërshtuar publikisht.

Rudik tha se nuk pajtohet me pozicionin e Zelenskyt në raport me Kosovën. Sipas saj, deklarimet e presidentit nuk ishin diskutuar paraprakisht në Parlamentin ukrainas.

Deputetja ukrainase theksoi se në këtë çështje duhet të respektohen njerëzit që i kanë mbështetur dhe se Parlamenti ukrainas ka struktura që e përkrahin Kosovën.