Zhegrova në pikëpyetje te Juventusi, Spalletti nuk e preferon
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është bërë gjithnjë e më e pasigurt, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e konsideron futbollistin kosovar pjesë të rëndësishme të planeve të tij. Juventusi, ndërkohë, kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e tij.
Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit për fazën e ligës në Ligën e Evropës. Ky vendim e ka shtuar pasigurinë rreth rolit të tij në skuadër dhe të ardhmes së tij në Torino.
Raportohet se futbollisti mund të mos përfshihet as në listën e Juventusit për Serie A. Për momentin, zhvillimi kryesor mbetet kërkesa e klubit italian për një shumë prej të paktën 15 milionë eurosh në rast të largimit të tij.