Foto: Zhegrova vlerësohet lart pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Zhegrova vlerësohet lart pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Juventusit ndaj Cagliarit, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Futbollisti kosovar u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, kur zëvendësoi Francisco Conceiçãon. Hyrja e tij në lojë u vlerësua si një paraqitje e spikatur në përballjen e Juventusit.

Megjithëse Juventusi nuk arriti ta fitojë ndeshjen, paraqitja e Zhegrovës pas inkuadrimit të tij u prit pozitivisht nga mediat sportive italiane.