Zjarr në Leskovec të Prizrenit, shtëpitë nuk rrezikohen
Pasditen e së dielës, një zjarr shpërtheu në zonën e Leskovecit të Prizrenit, shumë pranë Kalasë së UÇK-së. Zjarri përfshiu një sipërfaqe toke dhe, sipas raportimit të parë, aktualisht nuk paraqet rrezik për shtëpitë dhe vendbanimet përreth.
Raportohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Ekipet e zjarrfikësve arritën shpejt në vendngjarje dhe arritën ta vendosin nën kontroll pjesën kryesore të flakëve, pavarësisht terrenit të thepisur; puna për fikjen e plotë të zjarrit po vazhdon, ndërsa zonat e dëmtuara po evidentohen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po heton rrethanat dhe shkakun e ndezjes së zjarrit. Zjarrfikësit kanë apeluar te qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë derisa vijojnë ndërhyrjet operative.