Foto: Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës” në Bavari, dëme të mëdha

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës” në Bavari, dëme të mëdha

Zjarri përfshiu “Folenë e Shqiponjës”, ndërtesën historike të lidhur me Adolf Hitlerin, në Bavari të Gjermanisë. Ngjarja ka shkaktuar dëme të mëdha në objektin e njohur edhe si The Eagle’s Nest.

Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan për orë të tëra për shuarjen e flakëve. Zjarri shpërtheu në Kehlsteinhaus, pranë Berchtesgadenit.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, ndërtesa mund të jetë e pamundur të shpëtohet për shkak të dëmeve të mëdha. Objekti historik ndodhet në Alpet bavareze dhe lidhet me periudhën naziste.