Foto: “Zvërneci s'dalet”, Rama: algoritmet mobilizuan protestuesit

“Zvërneci s’dalet”, Rama: algoritmet mobilizuan protestuesit

Kryeministri Edi Rama u shpreh për median britanike se protestat që po zhvillohen në Tiranë u mobilizuan nga algoritmet dhe ripërsëriti shprehjen “Zvërneci s’dalet” për të përshkruar vazhdimësinë e tyre.

Në intervistën për UnHerd, Rama tha se protestat e sotme, sipas tij, janë të nxitura kryesisht nga forca të vogla opozitare, përfshirë elementë nga e majta dhe e djathta ekstreme.

Ai i krahasoi këto tubime me protestat e qershorit, që i quajti më të mëdha dhe me pjesëmarrje edhe nga qytetarë që kishin votuar Partinë Socialiste.

Rama gjithashtu u shpreh se ndihej shumë krenar për mënyrën paqësore të protestave, duke e përmendur këtë si shenjë të një vendi normal evropian ku qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.