Foto: 128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët: verdikti i Hagës

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët: verdikti i Hagës

Gjykata Speciale ka shqiptuar dënime të rënda ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Verdikti ka nxitur reagime të shumta lidhur me pretendimet për padrejtësi.

Sipas bilancit të dënimeve të shqiptuara nga gjykatat me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, shqiptarët janë dënuar me gjithsej 128 vjet burgim, ndërsa serbët me 107 vjet.