Kapet pas dy ditësh në kërkim 25-vjeçari pas përleshjes në Grackë të Vjetër
Një 25-vjeçar, i cili po kërkohej nga Policia pas një përleshjeje të raportuar në Grackë të Vjetër të Lipjanit, është kapur në orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit. Pas kapjes, ai është ndaluar për 48 orë.
Sipas të dhënave të rastit, bëhet fjalë për Betim Bedrollin, 25 vjeç. Përleshja ishte raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:00, ndërsa Bedrolli ishte identifikuar si i dyshuar.
Pas incidentit, 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe është kapur pas dy ditësh. Rasti lidhet me një përleshje të raportuar në fshatin Grackë e Vjetër.