Foto: 15-vjeçarja e raportuar e zhdukur paraqitet me 22-vjeçarin në Prizren

15-vjeçarja e raportuar e zhdukur paraqitet me 22-vjeçarin në Prizren

Një 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja në Prizren, është paraqitur dy ditë më vonë së bashku me një 22-vjeçar. Pas intervistimit të saj, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim”.

Rasti ka nisur më 14 shtator, rreth orës 19:00, kur nëna e të miturës është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren. Ajo ka raportuar se vajza ishte larguar nga shtëpia po atë ditë, rreth orës 09:30.

Dy ditë më vonë, më 16 shtator, rreth orës 19:00, 15-vjeçarja është paraqitur në stacion së bashku me 22-vjeçarin. Pas intervistimit të saj, rasti fillestar për person të zhdukur është iniciuar për veprën penale “Dhunim”.