Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin aq sa kanë minoritetet jo-serbe
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që e quajti “mik” kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Gashi tha se ajo nuk ishte shenjë miqësie por “tallje” dhe mungesë respekti ndaj Abdixhikut.
Ai kritikoi gjithashtu ofertën politike që, sipas tij, i bëhet LDK-së, duke thënë: “Paramendo LDK-së tre ministra dhe zëvendëskryeministrin, aq sa i kanë minoritetet jo-serbe.” Gashi pyeti se çfarë logjike dhe dinjiteti ka një propozim të tillë.
Gashi deklaroi se është i bindur se ky zhvillim mund të shënojë “fillimin e fundit” për Albin Kurtin, dhe përmendi krahasimin me numrat e deputetëve, sipas të cilit minoritetet jo-serbe kanë 8 deputetë, kurse LDK 18 deputetë.