Foto: Çfarë po ndodh me Gjestin? Video e fundit shqetëson fansat

Çfarë po ndodh me Gjestin? Video e fundit shqetëson fansat

Këngëtari Gjesti ka shqetësuar fansat pas një video të publikuar së fundmi në Instagram Story, ku shihet duke bërë inhalim me një nebulizator. Pamja ka ngjallur pyetje për gjendjen e tij shëndetësore, pasi artisti nuk ka shpjeguar arsyen e përdorimit të pajisjes.

Në video ai duket i qetë gjatë seancës së inhalimit, por ndjekësit nisën të shprehin shqetësim dhe të kërkojnë sqarime në rrjetet sociale. Nuk ka dhënë informacione nëse bëhet fjalë për një trajtim të përkohshëm apo për ndonjë shqetësim më serioz shëndetësor.

Deri më tani Gjesti nuk është shprehur publikisht për pamjen që nxiti reagime, dhe ndjekësit presin që artisti t’u përgjigjet pyetjeve rreth gjendjes së tij.