13 persona para Gjykatës së Sarandës për vrasjen e turistit portugez
Sot 13 persona dalin para Gjykatës së Sarandës për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së bujshme të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes tre ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil.
Mes të pandehurve, përveç autorit, janë edhe dy shtetas turq që dyshohet se e ndihmuan në përpjekjen për t’u arratisur, kamarierë të lokalit dhe disa punonjës sigurie.
Policia ka kryer kontrolle në tre qytete për kapjen e dy të shpallur në kërkim, përfshirë pronarin e lokalit “Principotes” ku nisi sherri dhe një 29-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtori kryesor në krim.
Në dëshminë e tij, 29-vjeçari me inicialet S.V., i cili kishte punuar si truprojë te beach bar-i, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Të pandehurit do t’u njoftohen sot nga togave të zeza me masat e sigurisë që do të aplikohen në vazhdim të procedurës.