Platforma ‘Liria ka Emër’ fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh
Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi se më 12 shtator në Prishtinë do të organizohet “Marshi për Liri” me moton “KOSOVA PO PRET” dhe ftoi publikisht liderët politikë, përfshirë Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin.
Sipas njoftimit, thirrjen për pjesëmarrje e bëri Ismail Tasholli nga platforma, i cili i ftoi këta udhëheqës që të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në marsh.
Organizatorët theksuan se marshu nuk është për fushatë: “Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Aktiviteti vjen katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shpallin verdiktin për themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së; platforma njoftoi gjithashtu se do të organizojë një numërim mbrapsht dhe “Netët e lirisë” në komunat e vendit.
Organizatorët thonë se ftesa u drejtohet të gjitha partive pa përjashtim, ndërsa mbetet të shihet nëse liderët e ftuar do ta pranojnë ftesën dhe do të marrin pjesë në marsh.