PDK i kërkon Avni Deharit të thërrasë vazhdimin e seancës nesër, 22 gusht në 11:00
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dërguar sërish një letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke i kërkuar që të thërrasë vazhdimin e seancës për nesër, 22 gusht 2026, në ora 11:00.
Nga PDK-ja thonë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë serioze të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të akteve të Gjykatës Kushtetuese, dhe se jurisprudenca e kësaj gjykate përcakton se, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet.
Në letër PDK-ja nënvizon se mosrespektimi i afateve dhe i Rregullores së Kuvendit vetëm sa e thellon situatën dhe kërkon që kryesuesi të veprojë menjëherë për të thirrur vazhdimin e seancës.