“Ora e Pritjes”: Platforma ‘Liria ka Emër’ vendos nesër ekran gjigant në Prishtinë
Platforma “Liria ka Emër” do të vendosë nesër në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë një ekran gjigant si pjesë të iniciativës “Ora e Pritjes”.
Sipas njoftimit për media, ekrani do të përmbajë një orë të numërimit mbrapa, 25 ditë para 16 shtatorit, kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë artistë të ndryshëm dhe personalitete; ngjarja do të nisë nga ora 10:00.