Foto: Sot nis 'Ora e Pritjes' në Prishtinë, 25 ditë para vendimit në Hagë

Sot nis ‘Ora e Pritjes’ në Prishtinë, 25 ditë para vendimit në Hagë

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se sot në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë nis aktiviteti i quajtur “Ora e Pritjes”. Ngjarja është planifikuar të fillojë në ora 10:00.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të vendoset një ekran gjigant me numërim mbrapsht, 25 ditë para 16 shtatorit, datë kur pritet të merret vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë artistë dhe personalitete të ndryshme, ndërsa numërimi mbrapsht pritet të shënojë vizualisht periudhën e pritjes drejt vendimit.