Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon për Fenerbahçen
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër dhe shënoi për Fenerbahçen në ndeshjen ndaj Konyasporit, ku për momentin rezultati është 1-1.
Në minutën e shtatë, pas një harkimi të rrezikshëm brenda zonës, Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0, ky ishte goli i tij i parë në këtë edicion.
Gëzimi i tifozëve nuk zgjati shumë, sepse në minutën e dhjetë mysafirët barazuan me një gol të Ebrima Colley. Kujtojmë se Muriqi u transferua këtë afat kalimtar te Fenerbahçe, pas largimit të Mallorcas nga La Liga.