Foto: AAK-ja hedh thëngjill para Qeverisë: «Terri energjetik, terr politik»

AAK-ja hedh thëngjill para Qeverisë: «Terri energjetik, terr politik»

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë, duke e lidhur krizën energjetike me kritikat ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit e AAK-së hodhën thëngjill para ndërtesës së Qeverisë. Mesazhi i tyre ishte: «Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik».

AAK-ja e lidhi këtë veprim me atë që e cilësoi si dështime të Qeverisë në sektorin e energjisë, si dhe me probleme të tjera në qeverisje.