Foto: Urimi i veçantë për Dua Lipën vjen përmes një vallëzimi nga Gana

Urimi i veçantë për Dua Lipën vjen përmes një vallëzimi nga Gana

Dua Lipa ka marrë urime të shumta për ditëlindje, por një prej tyre ka ardhur në një mënyrë veçanërisht kreative. Grupi i kërcimit NiuDance i ka dedikuar artistes shqiptare një performancë të veçantë.

Grupi nga Gana ka publikuar në Instagram një video ku anëtarët shfaqen duke vallëzuar për këngëtaren me famë botërore. Performanca është realizuar si urim për ditëlindjen e Dua Lipës.

Videoja e vallëzimit është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendje për mënyrën energjike dhe të pazakontë të urimit.