Foto: E mitura që ra nga kati i gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë

E mitura që ra nga kati i gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë

E mitura që ra nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, ajo është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se e mitura është trajtuar në njësinë e traumës dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë.

Sipas njoftimit, transferimi në QKUK është bërë për shkak të gjendjes së saj dhe për vazhdimin e trajtimit mjekësor.