Besa Shahini bëhet nënë dhe tregon arsyen e mungesës publike
Besa Shahini ka njoftuar se është bërë nënë, duke treguar edhe arsyen pse nuk ka qenë e angazhuar publikisht gjatë javëve të fundit. Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi.
Shahini ka treguar se kanë kaluar tri javë nga lindja e fëmijës, e cila ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo ka falënderuar të gjithë për urimet që ka marrë pas lajmit.
Në postimin e saj, Shahini ka shprehur mirënjohje edhe për mjekët dhe infermierët e QKUK-së. Ajo ka bërë të ditur se do t’i nevojiten edhe disa javë para se të rifillojë angazhimin publik.