Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Ndalet në Prishtinë 50-vjeçari i dënuar për vjedhje të rëndë, 4 vjet burg

Një 50-vjeçar i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” është ndaluar sot në Prishtinë, në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës.

Ndalimi i Shenoll Dobranjës është bërë rreth orës 10:00, në rrugën “Antigona Fazliu”, nga njësia për realizimin e urdhëresave të Gjykatës.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim, lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Pas realizimit të urdhëresës, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.