Foto: Gjykata Supreme lë në fuqi dënimin për pronarin e klubit të striptizit

Gjykata Supreme lë në fuqi dënimin për pronarin e klubit të striptizit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Dodë Ricës, duke lënë në fuqi dënimin prej 5 vjetësh e 6 muajsh burgim ndaj pronarit të “Cyborg Club-Strip”, i njohur edhe si “Shqiponja Club”.

Rasti përfshin gra nga Amerika Latine, të cilat, sipas aktakuzës dhe dëshmive të pasqyruara në rast, ishin sjellë në Kosovë me premtime për punë. Më pas, ato ishin shfrytëzuar seksualisht, nën arsyetimin se duhej të shlyenin shpenzimet e udhëtimit.

Me vendimin e Gjykatës Supreme mbetet në fuqi dënimi i shqiptuar ndaj Ricës. Vendimi i ri përbën zhvillimin më të fundit gjyqësor në rastin që lidhet me veprimtarinë e klubit të striptizit.