Në Blinajë përurohet obelisku me tri shkronjat e arta të UÇK-së
Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar obelisku që ndriçon tri shkronjat e arta “UÇK”. Projekti synon që simboli dhe kujtimi për luftën e UÇK-së të shihen nga një pjesë sa më e madhe e territorit përreth.
Vendosja e shkronjave në këtë lokacion krijon një pikë të re simbolike dhe vizuale në Blinajë. Projekti është përfunduar pas tre muajsh punë.
Obeliskë të ngjashëm janë vendosur edhe në vende të tjera të Kosovës.